Dhurata e parë

"Që në mëngjes prisja një dhuratë, por asgjë. Kur u ktheva nga shkolla mora vesh për dhuratën tënde. Kurrë më parë nuk kisha marrë një dhuratë për ditëlindje nga. U gëzova pa masë! Menjëherë shkova në një dyqan për të blerë diçka me to, që ta kisha kujtim përgjithmonë. Sapo hyra brenda, më ra në sy një fustan në vitrinë. E provova dhe më rrinte shumë bukur. E blevaaa :).
Me mua ishte edhe mami. Ajo kishte disa nevoja shtëpiake dhe me paratë që tepruan nga fustani blemë edhe disa enë kuzhine. Përveç meje, edhe mami të është shumë mirënjohëse.
Me to në duar morëm rrugën për në shtëpi. Unë “fluturoja” nga gëzimi, sepse nga njëra ditëlindja ime dhe ana tjetër dhurata jote. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ditë. Ndihesha me fat, dhe kjo falë teje.
Dhuratat që kam marrë nga ti janë gjëja më me vlerë për mua dhe do t’i ruaj e do të të kujtoj gjithmonë.
Të dua shumë miku im i largët! ”- ka shkruar Xhina në letrën e saj drejtuar mikut në Korenë e Jugut.
Ajo është 15 vjeçe dhe jeton në Dibër. Këtë vit ditëlindjes së saj iu shtua magjia nga dhuratat e mikut, mijëra kilometra larg.
Ata janë njohur që prej 3 vitesh përmes projektit të letërkëmbimit të World Vision. Sikurse Xhina, edhe 3,300 fëmijë të tjerë në Dibër janë pjesë e projektit të letërkëmbimit. Falë tij, miq nga vende të ndryshme të zhvilluara të mbështesin zbatimin e programeve tona (edukim, mbrojtje e fëmijëve dhe rini) për mirëqenien e fëmijëve dhe komuniteteve më në nevojë dhe shkëmbejnë letra me fëmijët.