Si Luli i vocërr...
Zgjohem, e uritur, me trupin e lodhur të papushuar nga mot
Vesh rrobat e motrës, diku dhe të grisura, që s’më ngrohin dot.
Pasi në të ftohtë gati u bëra, të ha mëngjes e të shkoj,
po në tavolinë të shtruar e as në frigorifer gjë nuk shikoj.
Iu thashë mirupafshim, por si gjithnjë, asnjë nuk u kujtua,
as mirëmëngjes e as ditën e mirë të më thotë mua.
I vesha këpucët e ngrushta, të grisura si Luli Vocërr jo
e rrugën mora shpejt e shpejt, duke ngrirë e fort duke u shtrënguar.
Nuk ngrija nga trupi më shumë se sa nga zemra.
Nga zemra dhe nga shpirt i padashur, i papërqafuar.
E mblodha veten, u bëra gur e fortë
në fund të fundit asgjë vetë unë se ndryshoja dot
Kur në klasë hyra, u ula dhe librat nxora mbi tavolinë
Vura re shenjën në dorë, e vrarë, e nxirë.
Të mësoja doja, por mendja gjetkë më shkonte mua.
Se sa e vetme ndihesha, sa bosh, sa e frikësuar.
Shpresoja se dikush do më pyeste si je, a ke nevojë për diçka ti?
Ku e more këtë shenjë në dorë, por jo,
kjo asnjeriu aty aspak nuk i ra në sy.
Mësimi vazhdoi, mbaroi, kaloi dhe se kisha kuptuar.
Ora kishte ardhur, përsëri në burgun tim për të shkuar.
Rrugës teksa ikja i kërkova komshies bashkë të shkonin në shtëpi
Po gjithë indiferencë më tha, jo unë s’eci me një leckamane si ti
Të tjerët e panë, e ndihmë jo që s’ofruan,
po me fjalët e vajzën qeshën, u gëzuan.
O zot, kaq shumë për të hequr paskam unë?
Kudo që eci e shkoj, shoh veç tallje, veç rrahje, veç dhunë.
Teksa derës po i afrohesha, zemra bum të plaste donte,
temperaturë e trupit më rritej nga frika, nga tmerri që do kaloja dhe sonte
Me sytë në tokë pragun shkela dhe hyra.
Përsëri do shihja të njejtat të egra e të ngrysura fytyra.
Diku në një qoshe u struka dhe u ula, të qaja doja fort,
vallë do jetë si mbrëmë edhe nata sot, me dhimbje dhe e ftohtë?
Do më rrahë babai fort dhe pa mëshirë, me alkolin duke çjerrë zërin pa pushim?
Dhe unë do duroj si gjithnjë, çdo shkelm, çdo shuplakë mbi të brishtin e të voglin trupin tim?
Dhe në vete vij, filloj të lexoj, në librat e zhubravitur dua dhimbjen e mendjen ta largoj.
E mbase shpëtim për veten ndoshta të kërkoj, të di se ku të iki, të di ku të shpresoj.
Flasin për dashuri, e unë e padashur ndihem papushim!
Flasin për mbështetjen, e unë pa njeri ndihem!
Flasin për mbrojtjen, e unë dhimbjet në trup si i duroj!
Flasin në interesin tim, e unë veç dëmtim shikoj!
Flasin për privatësi, por mua të gjithë gishtin më drejtojnë!
Flasin për mosdiskrimin, dhe mua të gjithë më përjashtojnë!
Çfarë bëni për lotët që lagin jastëkun çdo natë,
jastëk që kurrë se gjen të thatë?
Çfarë bëni për zemrën dhe plagët e saj, për endrrat e shkatërruara që kurrë s’patën faj?
Çfarë bëni për fjalët e thëna, që s’dua t’i dëgjoj?
Çfarë bëni për skenat e para që s’dua t’i shikoj?
Çfarë bëni për ndjenjat, të vrara, të coptuara?
Çfarë bëni për jetët e fëmijëve, jetët e shkatërruara?
Më thoni!
*Poezia është shkruar nga Uendi, nxënëse në gjimnazin e Peshkopisë. Ajo është pjesë e grupit të Mbrojtes së Fëmijeve në World Vision që nga viti 2014.
*Interpretuar nga nxënësit e shkollës 9-vjecare “Gjergj Kastrioti”, në fshatin Kastriot të Dibrës.